Skuadra katalanase tregoi forcën e saj, duke marrë tri pikë të rëndësishme dhe duke vazhduar serinë e fitoreve në kampionat.
Në minutën e 10-të, ylli i Barcelonës, Lamine Yamal, shënoi një gol spektakolar.
Ai depërtoi mes kundërshtarëve dhe lëshoi një goditje fantastike nga jashtë zonës, nga rreth 17 metra, duke e dërguar topin në këndin e sipërm të majtë të portës.
Portieri Álvaro Valles ishte i pafuqishëm për ta ndalur këtë goditje të jashtëzakonshme, për 0:1.
Për Barcelonën shënuan Lamine Yamal (10’), Rodri (41’), Gabriel Jesus (51’) dhe Eric García (62’), ndërsa për Betisin realizuan Gomez (27’) dhe Ez Abde (53’).
Me këtë fitore, Barcelona vazhdon të kryesojë tabelën me 27 pikë, duke regjistruar nëntë fitore radhazi. Në anën tjetër, Real Betisi renditet në pozitën e tretë me 19 pikë./BSot












































