HomeAtdheuKrasniqi përfundon qëndrimin treditësh në shtëpinë e tij, largohet nën përcjelljen e...

Krasniqi përfundon qëndrimin treditësh në shtëpinë e tij, largohet nën përcjelljen e EULEX-it

-

Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, ka përfunduar vizitën treditore në shtëpinë e tij në Kosovë, ku pati mundësinë të qëndrojë pranë familjes pas një periudhe të gjatë larg saj.

Pas disa orësh të kaluara me familjarët, Krasniqi është larguar nga shtëpia nën përcjelljen e zyrtarëve të EULEX-it, duke përmbyllur kështu ditën e tretë dhe të fundit të qëndrimit të lejuar në vendlindje.

Momenti i largimit është përcjellë me emocione. Vëllai i tij është parë duke e shoqëruar deri në çastet e fundit, në një ndarje të ngarkuar emocionalisht, që dëshmon mallin dhe lidhjen e fortë familjare.

Krasniqit i ishte dhënë leje nga Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë për të qëndruar tri ditë në Kosovë, me qëllim të vizitës dhe takimit me familjen. Kështu, pas tri ditësh pranë njerëzve të tij më të afërt, ish-kryetari i Kuvendit është larguar sërish, nën mbikëqyrjen e autoriteteve përkatëse./BS

Loading posts…
- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Shtatori në Kosovë: Rriten lindjet dhe shkurorëzimet, bien martesat dhe vdekjet

0
Kosova ka shënuar lëvizje të ndryshme në treguesit demografikë gjatë muajit shtator 2026. Sipas të dhënave preliminare të Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK),...