HomeAtdheuMaroku heq vizat për shtetasit shqiptarë

Maroku heq vizat për shtetasit shqiptarë

-

Shtetasit shqiptarë do të mund të udhëtojnë drejt Marokut pa vizë për qëndrime afatshkurtra. Autoritetet kompetente të Mbretërisë së Marokut kanë vendosur heqjen e regjimit të vizave për shtetasit shqiptarë që udhëtojnë për qëndrime afatshkurtra. Vendimi hyn në fuqi më 15 gusht 2026. Lajmi është bërë i ditur nga Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme, e cila ka publikuar informacionin në kuadër të të dhënave zyrtare për regjimin e vizave për shtetasit shqiptarë. Heqja e vizave pritet të lehtësojë ndjeshëm lëvizjen e qytetarëve shqiptarë drejt Marokut, duke krijuar më shumë mundësi për turizëm, udhëtime dhe shkëmbime mes dy vendeve, transmeton kjone.

Loading posts…
- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Shoqata Humanitare Medvegja në Zvicër fton bashkatdhetarët të festojnë së bashku...

0
MEDVEGJË – ZVICËR – Shoqata Humanitare Medvegja në Zvicër fton të gjithë bashkatdhetarët, veçanërisht medvegjasit dhe miqtë e tyre, që më 5 dhjetor të...