HomeDiasporaHoxha takon homologun moldav Popșoi

Hoxha takon homologun moldav Popșoi

-

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka zhvilluar një takim me Zëvendëskryeministrin dhe Ministrin e Jashtëm të Republikës së Moldavisë, Mihai Popșoi, në kuadër të Forumit Ekonomik të Delfit. 

Në një postim në platformën X, Hoxha e cilësoi takimin si një mundësi të vyer për shkëmbim pikëpamjesh dhe vlerësimesh mbi angazhimin aktiv të Shqipërisë dhe Moldavisë në procesin e anëtarësimit në Bashkimin Europian.

Ai theksoi se Shqipëria mbetet e gatshme të ndajë përvojën e saj dhe ta bëjë këtë sa herë që është e dobishme, në frymën e miqësisë dhe partneritetit të ngushtë mes dy vendeve. 

“Shqipëria mbetet plotësisht e angazhuar për të ndarë përvojën e saj dhe për të vijuar ta bëjë këtë sa herë që është e dobishme, në frymën e miqësisë dhe partneritetit të ngushtë mes vendeve tona, si vende partnere sot dhe anëtare të ardhshme të Bashkimit Europian” shkroi Hoxha. 

Ministri shqiptar nënvizoi gjithashtu se zgjerimi i BE-së është një investim strategjik për sigurinë e kontinentit, duke kontribuar në ndërtimin e një Europe më të bashkuar, më të qëndrueshme dhe më rezistente ndaj sfidave të së ardhmes. 

“Ne e konsiderojmë zgjerimin si një investim strategjik për sigurinë e Europës dhe për ndërtimin e një kontinenti më të bashkuar, më të qëndrueshëm dhe më rezistent ndaj sfidave të së ardhmes“, transmeton rtsh.

Loading posts…
- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Kuvendi i Kosovës miraton në parim Buxhetin 2027 në vlerë prej...

0
Pas një debati disaorësh, Projektligji për ndarjet buxhetore të vitit 2027 mori mbështetjen e 61 deputetëve në Kuvendin e Kosovës. Pozita e cilëson buxhet...