HomeDiasporaKakavijë, festa e Pashkëve rrit fluksin e lëvizjes në kufi

Kakavijë, festa e Pashkëve rrit fluksin e lëvizjes në kufi

-

Afrimi i festës së Pashkës Orthodokse, në doganën e Kakavijës ka rritur fluksin e lëvizjes në kufirin me Greqinë.

Tradicionalisht bashkatdhetarët tanë që jetojnë dhe punojnë në shtetin fqinj kthehen në vendlindje për të kaluar Pashkët pranë familjarëve dhe të afërmve të tyre. Shërbimet e Policisë Kufitare në Kakavijë përgjatë 24-orëve të fundit kanë përpunuar 6.279 shtetas në hyrje-dalje, nga të cilët 3.821 në hyrje dhe 2.458 në dalje, si dhe 2.431 mjete në hyrje – dalje, nga të cilat 1.545 në hyrje dhe 886 në dalje.

Ditën e sotme në sportelet e kontrollit të dokumentave nuk janë konstatuar radhë të gjata pritje në kufi, transmeton rtsh.

Loading posts…
- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Shqipëria mikpret Konferencën e 14-të të Shefave të Shtabit të Përgjithshëm...

0
Bashkëpunimi rajonal në fushën e mbrojtjes, siguria euroatlantike dhe përballimi i kërcënimeve të reja ndërkombëtare në fokus të konferencës së zhvilluar në Tiranë. Shqipëria ka...