HomeDiasporaAmbasada e Kosovës në Riad: Kujdes maksimal për qytetarët kosovarë në rajon

Ambasada e Kosovës në Riad: Kujdes maksimal për qytetarët kosovarë në rajon

-

Ambasada e Republikës së Kosovës në Riad u bën thirrje shtetasve të Kosovës që jetojnë dhe punojnë në Arabinë Saudite, Kuvajt, Bahrein dhe Oman, që të tregojnë kujdes maksimal për shkak të rritjes së tensioneve në rajon.

Ekziston rrezik i shtuar për përshkallëzim, i cili mund të ndikojë në udhëtime dhe situata të tjera të paparashikuara.

Shtetasit e Kosovës këshillohen të:

Ndjekin kumtesat zyrtare dhe udhëzimet e autoriteteve vendore;

Informohen përmes raporteve të mediave zyrtare;

Shmangin zonat pranë objekteve të sigurisë dhe atyre ushtarake.

Ambasada do të vazhdojë të monitorojë situatën dhe do të njoftojë për çdo zhvillim të ri.

Numri për raste urgjente: +966 53 750 88 35 (Riad), transmeton rtk.

Loading posts…
- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

ADI EBIBI, 13-VJEÇARI NGA ZVICRA QË E SJELL SHQIPËRINË NË QENDËR...

0
Përgatiti: Dahest Luma Cyrih, Zvicër – Dashuria për Shqipërinë, historinë dhe identitetin kombëtar nuk njeh moshë. Këtë e dëshmon edhe 13-vjeçari Adi Hebibi, me prejardhje...