HomeDiasporaAmbasada e Kosovës në Izrael apelon për vigjilencë të shtuar mes situatës...

Ambasada e Kosovës në Izrael apelon për vigjilencë të shtuar mes situatës së jashtëzakonshme

-

Në vazhdën e situatës së jashtëzakonshme në Izrael, Ambasada e Kosovës në Izrael u ka bërë apel të gjithë qytetarëve të Republika e Kosovës që ndodhen atje të tregojnë vigjilencë të shtuar, të ndjekin me kujdes njoftimet zyrtare dhe të zbatojnë udhëzimet e sigurisë të autoriteteve vendore.

Në njoftim thuhet se Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, së bashku me Ambasadën e Kosovës në Izrael, po monitorojnë nga afër zhvillimet aktuale.

“Ju informojmë se Ambasada e Kosovës në Izrael është plotësisht në dispozicion të qytetarëve tanë dhe mbetet në komunikim të vazhdueshëm me institucionet përkatëse vendase”, thuhet në njoftim.

Për çdo rast urgjent, qytetarët e Republikës së Kosovës që ndodhen në Izrael mund të kontaktojnë në numrin: +972 586 340450, transmeton rtk.

Loading posts…
- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Bota dështon të bashkohet për klimën: COP31 mbyllet pa marrëveshje në...

0
Përplasjet për naftën, gazin dhe qymyrin bllokojnë negociatat klimatike në Antalia. OKB-ja paralajmëron se shkenca nuk pret, ndërsa angazhimet e qeverive mbeten larg urgjencës...