HomeEKSKLUZIVEAlbulena Haxhiu zgjidhet kryetare e Kuvendit me 66 vota pro

Albulena Haxhiu zgjidhet kryetare e Kuvendit me 66 vota pro

-

Me 66 vota pro, 44 kundër dhe 8 abstenime, 118 deputetët e pranishëm arritën dakordancën për hapin e parë që shpie te themelimi i institucioneve.

Albulena Haxhiu do të jetë kryetarja e Kuvendit të Kosovës, e cila ishte kandidate edhe në përpjekjet e deputetëve për ta formuar legjislaturën e nëntë, e që përfundimisht rezultoi me zgjedhjet e parakohshme parlamentare.

Në zgjedhjet e 28 dhjetorit, Lëvizja Vetëvendosje fitoi më shumë se 51 për qind, apo 57 ulëse në Kuvend. Partia Demokratike e Kosovës mori 22 ulëse, Lidhja Demokratike e Kosovës 15, ndërsa Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës 6. 20 ulëse janë të rezervuara për komunitetet, transmeton rtk. Deputetët të Kuvendit të Republikës së Kosovës janë betuar në legjislaturën e 10-të.

120 deputetë të zgjedhur nga populli janë të ceritifikuar si në vijim:

LVV: 57

PDK: 22

LDK: 15

AAK: 6

SL: 9

Në seancë të pranishëm janë 118 deputetë./BS

Loading posts…
- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

153 ushtarë kroatë nisen për misionin e KFOR-it në Kosovë

0
153 pjesëtarë të kontingjentit të 46-të kroat do t’i bashkohen operacionit të NATO-s për mbështetjen e paqes, KFOR, në Kosovë. Në mesin e tyre...