HomeKulturaGrupi legjendar gati për koncertin e sotëm në Tiranë

Grupi legjendar gati për koncertin e sotëm në Tiranë

-

Ritmi i muzikës rrok do të përfshijë kryeqytetin këtë të diel në mbrëmje.

Në skenën gjigante të vendosur në shesh, ku gjithçka po bëhet gati, do të ngjitet grupi legjendar Scorpions, i cili rikthehet në Tiranë pas 24 vitesh.

Rudolf Schenker, themeluesi i “Scorpions” thotë: “Plot 24 vite më pas… dhe ne jemi të lumtur që gjetëm një rrugë për t’u kthyer te ju!”.

Banda e rrokut premton surpriza për fansat shqiptarë. Por thotë se interesi i grupmoshave të ndryshme që do i ndjekin në koncerte, është vetë një surprizë.

“Duket e pabesueshme kur sheh përballë skenës kaq shumë të rinj”, thotë Schenker.

Mikkey Dee, bateristi i “Scorpions” shton: “Sigurisht, këtu ka ndikuar edhe YouTube, njerëzit kanë parë shfaqjet tona dhe duan të vijnë të na shohim. Para se të vinim këtu, ishim në Bukuresht, ku shihnim prindër me fëmijët e tyre të vegjël”.

Schenker nga ana tjetër thotë se: “Muzika po lidh gjeneratat. Kjo është një gjë fantastike, që i sjell të gjithë bashkë. Sepse muzika është aty për t’u festuar dhe për t’u shijuar”.

Stand up – Me ndalesën e radhës në Tiranë këtë 24 shtator, Scorpions përmbyll turin europian, i cili përkon me 60 vjetorin e krijimit të grupit legjendar, që frymëzoi breza të tërë

“Është shfaqja jonë e fundit për këtë vit, kështu që duhet të festojmë. Ka qenë një vit fantastik”, thotë Mikkey Dee.

Sheshi Skënderbej do të shndërrohet në një arenë rock-u, ku Scorpions do të performojnë hitet më të njohura, përfshirë “Wind of Change”, kënga që shoqëroi rrëzimin e murit të Berlinit e që u shndërrua në himnin e rënies së komunizmit në vendin tonë, transmeton tch.

Loading posts…

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Trump, Putin dhe Xi Jinping firmosin marrëveshjen historike! Çfarë përmban drafti...

0
Presidenti amerikan Donald Trump, presidenti rus Vladimir Putin dhe presidenti kinez Xi Jinping zhvilluan një takim të paprecedentë trepalësh në Shenzhen të Kinës, në...

Një ditë

Buka ndahet me sy hapur