HomeSportiBarcelona e siguroi finalen e Kupës së Mbretit që luhet më 26...

Barcelona e siguroi finalen e Kupës së Mbretit që luhet më 26 prill

-

Barcelona ka kaluar në finale të Kupës së Mbretit, aty ku do të përballet me Real Madridin, pasi eliminoi Atletico Madridin me rezultat të përgjithshëm 5-4. Derbi filloi me ritëm të kujdesshëm, por që të dy skuadrat kërkonin të shënonin golin e parë në këtë takim të dytë. Këtë gjë e arriti Barcelona, kur realizoi për 1-0 në minutën e 27-të me anë të Ferran Torres, ndërsa Lamine Yamal dha një asistim brilant. Me kaq edhe përfunduan 45 minutat e parë, derisa në të dytën ishte një heshtje total për nga golat. Alexander Sorloth tentoi t’i barazonte shifrat në minutën e 52-të, por goditja e tij shkoi jashtë porte. Tre minuta më vonë, Raphinha mendoi se po dyfishonte epërsinë për katalunasit, por portieri i Atleticos bëri pritje fantastike. Sorloth (69’) mbeti i zhgënjyer, pasi goli i tij u anulua për pozicion jashtë loje nga gjyqtari anësor. Kështu, Barcelona ia doli ta ruante këtë epërsi minimale, ndërsa në finale të Kupës së Mbretit do të kemi “El Clasico” që luhet më 26 prill, transmeton telegrafi.
Loading posts…

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Azgan Haklaj vjen me librin e ri “UÇK – Lufta –...

0
Aktivisti dhe politikani Azgan Haklaj ka sjellë për lexuesit librin e tij më të ri, me titull “UÇK – Lufta – Liria – Pavarësia...

Një ditë