HomeAktualitetiKryepeshkopi Joan: Bashkëjetesa ndërfetare, një nga pasuritë më të mëdha

Kryepeshkopi Joan: Bashkëjetesa ndërfetare, një nga pasuritë më të mëdha

-

Kryepeshkopi Joan ka uruar besimtarët myslimanë të Shqipërisë me rastin e Fitër Bajramit.

Fortlumturia e Tij, Joani, vizitoi sot selinë e Komunitetit Mysliman në Tiranë, me rastin e Fitër Bajramit.

Atje u mirëprit nga Kryetari i këtij komuniteti, Bujar Spahiu.

Ndër të tjera, gjatë vizitës së tij, Kryepeshkopi Joan theksoi rëndësinë e bashkëjetesës ndërfetare në vendin tonë, si një nga pasuritë më të mëdha që kemi, shembullin e të cilës mund ta përçojmë edhe jashtë kufijve tanë.

“Si çdo pasuri, – u shpreh ai, – duhet të kujdesemi për të siç janë kujdesur paraardhësit tanë, drejtuesit e mëparshëm të komuniteteve fetare. Kështu kemi edhe ne përgjegjësi që t’ia trashëgojmë atë brezave që do të vijnë. Për këtë nuk mjafton vetëm puna e klerikëve të secilit komunitet, por të gjithë duhet të japin kontributin e tyre”.

Ai shtoi gjithashtu se Perëndia nuk do na gjykojë vetëm për rezultatin që do kemi, por mbi të gjitha për përpjekjen e bërë.

Gjatë vizitës së Kryepeshkopit, i pranishëm ishte edhe Mons. Arjan Dodaj, kreu i Arqidioqezës së Tiranës dhe Durrësit të Komunitetit Katolik. Takimi u zhvillua në klimë mjaft miqësore, njofton rtsh.

 

Loading posts…

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Shtatori në Kosovë: Rriten lindjet dhe shkurorëzimet, bien martesat dhe vdekjet

0
Kosova ka shënuar lëvizje të ndryshme në treguesit demografikë gjatë muajit shtator 2026. Sipas të dhënave preliminare të Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK),...