HomeDiasporaSveçla në Munih flet për financimin e terrorizmit nga Serbia

Sveçla në Munih flet për financimin e terrorizmit nga Serbia

-

Sveçla në Munih flet për financimin e terrorizmit nga SerbiaMinistri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka marrë pjesë në ministerialin e katërt me temën mbi financimin e terrorizmit si kërcënim global i sigurisë në Munih.

Ai në këtë aktivitet është ftuar nga ministri Federal i Financave të Gjermanisë Jörg Kukies.

“Theksova angazhimet institucionale të Republikës së Kosovës në fushën e luftimit të terrorizmit dhe financimit të tij. Me këtë rast, para të pranishmëve potencova edhe sfidën e financimit nga Serbia të grupeve dhe individëve të caktuar, me qëllim të kryerjes së akteve terroriste brenda vendit tonë për të destabilizuar sigurinë jo vetëm në Kosovë por edhe në rajon”, ka shkruar Sveçla në Facebook.

Ai tutje ka thënë se në fjalimin e tij ka shprehur gatishmërinë për bashkëpunim të plotë me shtetet aleate në këtë betejë të përbashkët e cila përbën rrezik global, njofton rtk.

 

Loading posts…

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Presidentja Shiroka Pula priti në takim ambasadorin e Japonisë në Kosovë,...

0
Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, priti në takim ambasadorin e Japonisë në Kosovë, Kiminori Iwama, bashkë me delegacionin e tij, me...