HomeAtdheuPresidentja Osmani udhëton drejt Francës me ftesë të Macron

Presidentja Osmani udhëton drejt Francës me ftesë të Macron

-

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka udhëtuar për në Paris me ftesë të presidentit të Francës, Emmanuel Macron. Vizita në Francë vjen një ditë pasi Kosova zhvilloi zgjedhjet parlamentare dhe rezultatet e deritanishme nxjerrin fituese Lëvizjen Vetëvendosje të kryeministrit Albin Kurti. Kurti pritet të nisë negociatat për formimin qeverisë së re.

Sipas njoftimit të Presidencës, gjatë qëndrimit në Francë, presidentja Osmani do të marrë pjesë në Samitin për Inteligjencën Artificiale, përkrah presidentit Macron, zëvendëspresidentit të Shteteve të Bashkuara, JD Vance, kryeministrit të Indisë, Narendra Modi, si dhe liderëve të tjerë botërorë.

“Në kuadër të vizitës, presidentja Osmani do të jetë e pranishme në darkën zyrtare në Pallatin Élysée, në pritjen zyrtare të organizuar nga delegacioni amerikan, si dhe në seancën plenare të bashkëkryesuar nga presidenti Macron dhe kryeministri Modi”, thuhet në njoftim. Gjithashtu, gjatë kësaj vizite, do të organizohet një pritje nga Zonja e Parë e Francës, Brigitte Macron, ku i ftuar është edhe Prindon Sadriu, bashkëshorti i Vjosa Osmanit, njofton oranewsal.

 

Loading posts…

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Shqipëria mikpret Konferencën e 14-të të Shefave të Shtabit të Përgjithshëm...

0
Bashkëpunimi rajonal në fushën e mbrojtjes, siguria euroatlantike dhe përballimi i kërcënimeve të reja ndërkombëtare në fokus të konferencës së zhvilluar në Tiranë. Shqipëria ka...