HomeArsimiUEJL dhe UShAF konkretizojnë bashkëpunimin akademik

UEJL dhe UShAF konkretizojnë bashkëpunimin akademik

-

Universiteti i Evropës Juglindore (UEJL) po forcon rolin e tij si një institucion lider në bashkëpunimin ndëruniversitar në rajon. Një delegacion i lartë nga UEJL vizitoi Universitetin e Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF), në kuadër të zbatimit të Marrëveshjes së Bashkëpunimit të nënshkruar mes dy institucioneve.
Delegacioni i UEJL, i përbërë nga Prof. Dr. Sadudin Ibraimi, Prof. Dr. Florije Ismaili, Doc. Mr. Rakib Amdiu dhe Prof. Dr. Mentor Hamiti, diskutoi me drejtuesit e UShAF për hapa konkretë të bashkëpunimit në fusha kyçe si: mobiliteti i studentëve dhe stafit, projekte të përbashkëta kërkimore, angazhimi i përbashkët në mësimdhënie dhe mbikëqyrje akademike, si dhe zhvillimi i programeve të përbashkëta studimore.
UEJL dhe UShAF synojnë që përmes kësaj marrëveshjeje të kontribuojnë në përmirësimin e cilësisë së arsimit të lartë në të ty vendet, por edhe dhe më gjerë në rajon./UEJL
Loading posts…

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

ADI EBIBI, 13-VJEÇARI NGA ZVICRA QË E SJELL SHQIPËRINË NË QENDËR...

0
Përgatiti: Dahest Luma Cyrih, Zvicër – Dashuria për Shqipërinë, historinë dhe identitetin kombëtar nuk njeh moshë. Këtë e dëshmon edhe 13-vjeçari Adi Hebibi, me prejardhje...