HomeEKSKLUZIVE“Të miturit në rrezik”, BE hap hetim ndaj Snapchat për aktivitete kriminale...

“Të miturit në rrezik”, BE hap hetim ndaj Snapchat për aktivitete kriminale dhe shfrytëzim

-

Komisioni Europian ka hapur një hetim ndaj platformës Snapchat për të verifikuar nëse ajo ka shkelur rregullat e BE për mbrojtjen e fëmijëve në internet. Dyshimet lidhen me ekspozimin e të miturve ndaj rreziqeve si manipulimi, shfrytëzimi apo aktivitetet kriminale.

Autoritetet dyshojnë se platforma mund të lejojë që të rritur të shtiren si përdorues të rinj dhe të kontaktojnë fëmijët për qëllime kriminale ose shfrytëzim seksual pasi vetëdeklarimi konsiderohet i pamjaftueshëm për të mbrojtur të miturit. Po ashtu, Komisioni po heton nëse përmes platformës mund të shpërndahen informacione për shitjen e produkteve të ndaluara apo të kufizuara si droga, alkooli apo cigaret elektronike.

Hetimi do të fokusohet në disa elementë kyç, si mbrojtja nga “grooming”, rekrutimi i të miturve për aktivitete kriminale, cilësimet e privatësisë, si dhe mënyrat e raportimit të përmbajtjeve të paligjshme. Autoritetet europiane theksojnë se mekanizmat aktualë mund të mos jenë të lehtë për t’u përdorur dhe nuk ofrojnë mbrojtje të mjaftueshme për përdoruesit e rinj.

Nga ana tjetër, kompania ka deklaruar se siguria e përdoruesve është prioritet dhe se po bashkëpunon me autoritetet për të përmbushur standardet e BE-së. Megjithatë, nëse konstatohet shkelje, Snapchat mund të përballet me masa të forta, përfshirë gjoba të konsiderueshme, transmeton euronewsal.

Loading posts…
- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

GJUHA, ATDHEU QË JETON NË FJALË: NOLI DHE KONICA NË FORMIMIN...

0
Nga: Rijetë Simitçiu Turhanoğlu Në historinë e kombit shqiptar, rruga drejt pavarësisë politike më 28 Nëntor 1912 u parapri dhe u shoqërua nga një përpjekje...