HomeAtdheuTë enjten do të zhvillohen bisedime në Qeveri për rritjen e pagës...

Të enjten do të zhvillohen bisedime në Qeveri për rritjen e pagës minimale

-

Sindikata e punonjësve të administratës, organeve gjyqësore dhe shoqatave të qytetarëve DOJSH, e konfirmoi se të enjten në orën 16:45 në Qeveri do të ulen në tryezën e negociatave lidhur me kërkesat e Sindikatës për rritje të rrogave të të punësuarve në administratë dhe jurisprudencë. Nga Sindikata e DOJSH-së, mes tjerash, theksojnë se Qeveria, sipas tyre, menjëherë ka dalë me ofertë për rritje të rrogave të të punësuarve në administratë dhe jurisprudencë pas protestës së mbajtur më 28 janar. “Theksojmë se të punësuarit kanë të drejtë për të drejtat e fituara, të caktuara me marrëveshjet kolektive dhe rritjen e re të rrogave nënkuptojnë të drejta materiale shtesë, për çka angazhohet Sindikata e DOJSH-së”, qëndron në kumtesën e DOJSH-së.

Kryeministri Hristian Mickoski të enjten pasdite do të takohet me Sindikatën e DOJSH-së. Takimi është caktuar për në orën 16:45, ndërsa vjen pasi që Mickoski dha ofertë për rritje të rrogave për çka DOJSH tha se është e pranueshme dhe do të bisedohet plotësisht në suaza të organizatave sindikale./BS

Loading posts…

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Flamuri i Pavarësisë u ngrit mbi gjurmët e Aulonës antike

0
Nga: Prof. Dr. Luan Përzhita Dy mijë vjet histori në të njëjtin truall: nga qyteti antik i Aulonës te 28 Nëntori i vitit 1912. Vlora është...