HomeFoto LajmOlaf Scholz zyrtarisht kandidat për kancelar në zgjedhjet gjermane

Olaf Scholz zyrtarisht kandidat për kancelar në zgjedhjet gjermane

-

Kancelari federal, Olaf Scholz, u propozua zyrtarisht si kandidat i socialdemokratëve për zgjedhjet gjermane, të cilat do të mbahen më 23 shkurt. Siç raportohet, shumica dërrmuese e 600 delegatëve  në konferencën e Partisë Social Demokrate (SPD) në Berlin votuan në favor të 66-vjeçarit, me një votë të qartë.

Në fjalimin e tij, Scholz paralajmëroi për rreziqet e një kontrolli të CDU/CSU. Ai theksoi gjithashtu se shkurtimet e taksave të premtuara nga Partia Kristian Demokratike (CDU/CSU) do ta bëjnë edhe më të lehtë për milionerët dhe miliarderët dhe se njerëzit e zakonshëm do ta paguajnë faturën me shkurtime për kujdesin, shëndetin dhe pensionet. Për më tepër, Scholz deklaroi se gjendja e jashtëzakonshme që mbizotëron në botë kërkon një qeveri me maturi, qartësi dhe përvojë. Solz u emërua unanimisht si kandidat për kancelar nga bordi federal i SPD në fund të nëntorit, pavarësisht kritikave nga krahu rinor i partisë, SPD Jusos, shkruan oranews.

Loading posts…

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

GJUHA, ATDHEU QË JETON NË FJALË: NOLI DHE KONICA NË FORMIMIN...

0
Nga: Rijetë Simitçiu Turhanoğlu Në historinë e kombit shqiptar, rruga drejt pavarësisë politike më 28 Nëntor 1912 u parapri dhe u shoqërua nga një përpjekje...