HomeAktualitetiProkurori i Shtetit i angazhuar në mbrojtjen e votës së lirë për...

Prokurori i Shtetit i angazhuar në mbrojtjen e votës së lirë për qytetarët

-

Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit njofton se Prokurori i Shtetit ka filluar angazhimin në mbrojtjen e votës së lirë për qytetarët e Republikës së Kosovës, për zgjedhjet nacionale që do të mbahen më 9 shkurt 2025.

Në kuadër të këtij angazhimi dhe pas pranimit të informatave se ka raste të dyshuara në drejtim të veprës penale ,,Cenimi i fshehtësisë së votimit”, nga neni 215 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës, Prokuroria Themelore në Prishtinë ka autorizuar Policinë e Kosovës të ndërmarrin veprimet e nevojshme hetimore.

“Prokurori i Shtetit do të ndalojnë çdo qytetarë që në çfarëdo mënyre do të tentojnë apo ndikojnë në keqpërdorimin e votës së lirë të sovranit dhe fton qytetarët që të bashkëpunojnë me Prokurorin e Shtetit, duke i përcjellë në prokurori informatat që kanë lidhur me keqpërdorimin e votës së lirë të sovranit”, njofton Zyra për Komunikim Publik në ZKPSH, njofton rtk.

 

 

Loading posts…

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Flamuri i Pavarësisë u ngrit mbi gjurmët e Aulonës antike

0
Nga: Prof. Dr. Luan Përzhita Dy mijë vjet histori në të njëjtin truall: nga qyteti antik i Aulonës te 28 Nëntori i vitit 1912. Vlora është...