HomeDiasporaShkolla Shqipe në Nyon, shënoi përfundimin e këtij viti shkollor me një...

Shkolla Shqipe në Nyon, shënoi përfundimin e këtij viti shkollor me një program festiv dhe plot emocione

-

Në prani të prindërve u komunikuan sukseset e nxënësve, duke vlerësuar lart angazhimin, përparimin dhe interesimin e tyre gjatë këtij viti shkollor. Më pas, aktiviteti sportiv “Krosi Veror” e bëri këtë ditë edhe më të veçantë, duke krijuar një atmosferë të vërtetë sportive, të mbushur me emocione.

Në ciklin e lartë, vendet e para i fituan:

1. Amelie Rrahmani

2. Noah Rahmani

3. Elda Vranovci

Në ciklin e ulët, vendet e para i fituan:

1. Lorik Osmani

2. Leart Osmani

3. Ayan Asani

Urime të gjithë nxënësve për pjesëmarrjen, përkushtimin dhe frymën sportive!

Kjo ngjarje u nderua edhe me praninë e drejtorit të shkollës së Cossy-t, z. Philippe Guillod, të cilin e falënderojmë për mbështetjen ndaj Shkollës Shqipe.

Në përfundim, shprehim mirënjohjen tonë të sinqertë për të gjithë anëtarët e Kryesisë së shkollës, prindërit dhe mësueset, të cilët kontribuuan në suksesin e këtij viti shkollor dhe në realizimin e kësaj dite të veçantë.

Ju urojmë të gjithëve pushime të mbara verore, shëndet, gëzim dhe shumë suksese në të ardhmen!

Me respekt,

Kryesia e Shkollës Shqipe në Nyon

Loading posts…
- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Ismail Qemali dhe diplomacia e pavarësisë shqiptare në nëntorin e vitit...

0
Dr. Dorian Koçi/ Nga Bukureshti në Vjenë Historia e pavarësisë shqiptare është një proces që lindi në fushat e betejës të Kryengritjet e mëdha të shqiptarëve...