HomeAtdheuPresidenti Begaj përshëndet arritjen e marrëveshjes së armëpushimit në Gazë

Presidenti Begaj përshëndet arritjen e marrëveshjes së armëpushimit në Gazë

-

Presidenti Bajram Begaj e ka përshëndetur armëpushimin e arritur midis Izraelit dhe Hamasit, që të mërkurën (15 janar) i hapi rrugën bisedimeve për t’i dhënë fund konfliktit 15-mujor midis palëve.

Marrëveshja e arritur me ndihmën e ndërmjetësve parasheh ndaljen e fillestare të luftimeve për gjashtë javë dhe pastaj nisjen e bisedimeve për pezullimin e luftës.

“Pëshendes marrëveshjen për armëpushim në Gaza, që shënon fundin e më shumë se 15 muajve të konfliktit. I vlerësoj përpjekjet e ndërmjetësimit nga Shtetet e Bashkuara, Katari, Egjipti dhe të tjerëve. Zbatimi i plotë i marrëveshjes është thelbësor për një paqe të qëndrueshme dhe për lehtësimin e vuajtjeve për të gjithë ata që janë të prekur në rajon,” shkroi Kreu i Shtetit në llogarinë e tij në rrjet “X”.

Kabineti i Izraelit pritet të mblidhet këtë të enjte (16 janar) për të miratuar paktin e armëpushimit dhe lirimin e pengjeve me Hamasin. Gjatë orëve të para të ditës, Gaza u godit sërish nga sulmet vdekjeprurëse të ushtrisë izraelite, njofton rtsh.

Loading posts…

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Mbi 82.9 milionë euro për skemat sociale në Kosovë gjatë tetorit,...

0
Pensionistët, familjet në nevojë, fëmijët, lehonat dhe kategoritë e dala nga lufta vazhdojnë të jenë ndër përfituesit kryesorë të skemave të mirëqenies sociale në...