HomeAtdheuPresidenti Begaj dekoron dy senatorë amerikanë

Presidenti Begaj dekoron dy senatorë amerikanë

-

Presidenti Bajram Begaj, priti sot në Pallatin e Brigadave senatorët amerikanë Jeanne Shaheen dhe Dick Durbin, të cilët i dekoroi me dekoratën e lartë “Komandar i Urdhrit Suprem të Shqiponjës”. Përmes një postimi, kreu i shtetit bëri të ditur se dekorimi u akordua në vlerësim të kontributit të veçantë të dy senatorëve në forcimin e partneritetit strategjik mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Begaj vlerësoi gjithashtu mbështetjen e tyre për integrimin euroatlantik të Shqipërisë, si dhe për paqen dhe stabilitetin në Ballkanin Perëndimor.

Postimi i plotë

Sot, në Pallatin e Brigadave, pata kënaqësinë të prisja e të dekoroja Senatorët amerikanë, Jeanne Shaheen dhe Dick Durbin, me dekoratën e lartë “Komandar i Urdhrit Suprem të Shqiponjës” në vlerësim të kontributit të tyre të veçantë në forcimin e partneritetit strategjik Shqipëri–SHBA dhe mbështetjes për integrimin Euroatlantik të vendit, si dhe për paqen dhe stabilitetin në Ballkanin Perëndimor.

Për Shqipërinë dhe shqiptarët, miqësia historike dhe partneriteti strategjik me SHBA-në janë garanci për zhvillimin demokratik, forcimin e shtetit të së drejtës dhe prosperitetin e vendit tonë, transmeton Kjone.

Loading posts…
- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Flamuri i Pavarësisë u ngrit mbi gjurmët e Aulonës antike

0
Nga: Prof. Dr. Luan Përzhita Dy mijë vjet histori në të njëjtin truall: nga qyteti antik i Aulonës te 28 Nëntori i vitit 1912. Vlora është...