HomeAtdheuNgritja e aktakuzës për masakrën e Jasharajve, çështje muajsh

Ngritja e aktakuzës për masakrën e Jasharajve, çështje muajsh

-

Edhe pak muaj pritet të ngrihet aktakuza për një nga masakrat më të mëdha në vend, atë ndaj familjes Jashari. Prokurori Special dhe udhëheqësi i Departamentit për Hetimin e Krimeve të Luftës, Ilir Morina, e ka konfirmuar këtë për RTK-në. “Me aq sa jam në dijeni për punën që po bën prokurori i rastit, shumë shpejt, është çështje muajsh. Do të mundohemi që sa më shpejt të paraqesim një rast në gjykatë”, nënvizoi ai.

Morina u shpreh se puna në këtë çështje është avancuar.

“Ne jemi duke punuar në të gjitha masakrat më të mëdha që janë identifikuar deri më tani, duke përfshirë edhe atë ndaj familjes Jashari. Kemi avancuar hetimet në disa raste, përfshirë burgun e Dubravës, Krushën e Vogël dhe masakra të tjera”, tha ai./BS

Loading posts…

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Shorti i Ligës së Kombeve sjell superduelin Spanjë–Francë, Gjermania përballet me...

0
UEFA ka përcaktuar çiftet çerekfinaliste të Ligës së Kombeve për edicionin 2026/27, duke rezervuar disa përballje spektakolare mes kombëtareve më të forta të Evropës....