HomeArsimiNga teoria në praktikë: Studentët e Fakultetit Juridik në Laboratorin e Kriminalistikës

Nga teoria në praktikë: Studentët e Fakultetit Juridik në Laboratorin e Kriminalistikës

-

Sot, studentët e semestrit të pestë të Fakultetit Juridik të Universitetit të Evropës Juglindore, në kampusin e Tetovës, në kuadër të lëndës “Hyrje në Kriminalistikë”, nën udhëheqjen e Prof. Dr. Blerta Ahmedi, realizuan mësim praktik në Laboratorin e Kriminalistikës.

Aktiviteti u përqendrua në temën “Identifikimi i personave – daktiloskopimi i personave të dyshuar në polici”, ku studentët patën mundësinë të njihen nga afër me procedurat e marrjes dhe regjistrimit të gjurmëve të gishtërinjve për qëllime identifikimi.

Gjithashtu, në kuadër të temës “Daktiloskopia”, studentët u njohën me metodat dhe teknikat kriminalistike të zbulimit, zhvillimit dhe fiksimit të gjurmëve daktiloskopike. Përmes simulimit të situatave praktike nga vendi i ngjarjes, ata aplikuan njohuritë teorike në identifikimin dhe përpunimin e gjurmëve të gishtërinjve.

Ky aktivitet synon ndërlidhjen e njohurive teorike me aftësitë praktike, duke u mundësuar studentëve të kuptojnë më mirë rëndësinë e metodave shkencore dhe teknikave kriminalistike në zbulimin dhe hetimin e veprave penale, transmeton UEJL, përcjell half24.ch.

Loading posts…
- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Ismail Qemali dhe diplomacia e pavarësisë shqiptare në nëntorin e vitit...

0
Dr. Dorian Koçi/ Nga Bukureshti në Vjenë Historia e pavarësisë shqiptare është një proces që lindi në fushat e betejës të Kryengritjet e mëdha të shqiptarëve...