HomeAtdheuMinistri Maqedonci takohet me Drejtorin e NATO-s dhe Evropës në Pentagon

Ministri Maqedonci takohet me Drejtorin e NATO-s dhe Evropës në Pentagon

-

Në margjinat e takimit ministerial A5, SHBA-Kartës së Adriatikut, ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, zhvilloi një takim bilateral me Drejtorin kryesor për NATO dhe Evropë në Departamentin e Luftës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Alton Buland. Diskutimet u përqendruan në bashkëpunimin bilateral në fushën e mbrojtjes ndërmjet Republikës së Kosovës dhe ShBA-së. U vlerësua lart partneriteti i deritanishëm dhe u dakorduan për të thelluar më tej projektet e përbashkëta, përfshirë zhvillimin e industrisë së mbrojtjes nëpërmjet bashkëpunimit dhe bashkëinvestimeve.

Po ashtu, diskutuan për mundësitë e rritjes së kontributit të Kosovës në misionet ndërkombëtare, me synim forcimin e rolit të vendit në paqen dhe sigurinë globale.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbetet si një partner kryesor strategjik në forcimin dhe zhvillimin e kapaciteteve mbrojtëse të Republikës së Kosovës./BS

Loading posts…

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

GJUHA, ATDHEU QË JETON NË FJALË: NOLI DHE KONICA NË FORMIMIN...

0
Nga: Rijetë Simitçiu Turhanoğlu Në historinë e kombit shqiptar, rruga drejt pavarësisë politike më 28 Nëntor 1912 u parapri dhe u shoqërua nga një përpjekje...