HomeAtdheuKryeministri Albin Kurti takoi ministrin e Financave të Gjermanisë, Jörg Kukies

Kryeministri Albin Kurti takoi ministrin e Financave të Gjermanisë, Jörg Kukies

-

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti takoi mbrëmë ministrin e Financave të Gjermanisë, Jörg Kukies, në kuadër të Konferencës së Sigurisë në Mynih.

Diskutuan për marrëdhëniet e shkëlqyeshme ndërmjet Kosovës dhe Gjermanisë, përfshirë ato në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes, dhe për mundësitë dhe rëndësinë e shtimit të shkëmbimeve tregtare, investimeve të huaja dhe bashkëpunimit ekonomik.

Gjatë bisedës, kryeministri Kurti veçoi zbatimin e 12 profileve të arsimit dual dhe planet për shtimin edhe të 10 të tjerave për të zgjeruar lidhjet ndërmjet shkollimit profesional dhe tregut të punës, përkatësisht arsimit me ekonominë, rolin e diasporës sonë për forcimin e urave ndërmjet dy vendeve, dhe progresin, ofertën për investitorë të huaj dhe përparësitë e sektorit te teknologjisë në Kosovë. Kryeministri shprehu mirënjohje për kontributin dhe mbështetjen e vazhdueshme të Gjermanisë ndaj Republikës së Kosovës, njofton rtk.

 

Loading posts…

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Ismail Qemali dhe diplomacia e pavarësisë shqiptare në nëntorin e vitit...

0
Dr. Dorian Koçi/ Nga Bukureshti në Vjenë Historia e pavarësisë shqiptare është një proces që lindi në fushat e betejës të Kryengritjet e mëdha të shqiptarëve...