HomeAtdheuKQZ fillon trajnimin e 15 mijë anëtarëve të Këshillave të Vendvotimit

KQZ fillon trajnimin e 15 mijë anëtarëve të Këshillave të Vendvotimit

-

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka filluar fazën e radhës të programit të trajnimit, në të cilën përfshihet trajnimi i anëtarëve të Këshillave të Vendvotimit, të cilët do të angazhohen në ditën e zgjedhjeve më 9 shkurt 2025.

Gjithashtu, për herë të parë do të mbahet programi i trajnimit për anëtarët e Këshillave të Vendvotimit të cilët do të angazhohen për votimin jashtë Kosovës më 8 shkurt 2025 në vendvotimet që do të hapen në përfaqësitë diplomatike.

“Në këtë fazë të trajnimit do të përfshihen më shumë se 15 mijë anëtarë të Këshillave të Vendvotimit, të cilët janë emëruar nga KQZ dhe që u përkasin të gjitha komunave të Republikës së Kosovës”, njofton KQZ.

Qëllimi i këtij trajnimi është që anëtarët e Këshillave të Vendvoitmit të përfitojnë njohuri mbi legjislacionin, rregulloret zgjedhore dhe procedurat zgjedhore që do t’i zbatojnë në ditën e zgjedhjeve për temat të ndryshme, si në vijim:

Votimi dhe numërimi i fletëvotimeve në vendvotim, votimi me kusht, votimi për persona me nevoja të veçanta dhe numërimi i fletëvotimeve në Qendrat Komunale të Numërimit.

Procedurat për pranimin dhe dorëzimin e materialeve zgjedhore.

Sipas vendimit të KQZ-së, numri i vendvotimeve në të cilat do të zhvillohet procesi i votimit në Republikën e Kosovës është 2,533 vendvotime, ndërkaq numri i vendvotimeve për votimin jashtë Kosovës, në përfaqësi diplomatike, është 43 vendvotime, njofton rtk.

 

Loading posts…

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

TË DIPLOMUAR, POR PA PUNË: PARADOKSI QË PO SHQETËSON TË RINJTË...

0
Edhe pas përfundimit të shkollimit profesional, bachelorit apo masterit, shumë të rinj në Zvicër po hasin vështirësi për të gjetur punën e parë. Ekonomisti...

MASKAT E BUZËQESHJES