HomeEKSKLUZIVEKongresmeni demokrat amerikan: Të dëgjohet zëri i qytetarëve

Kongresmeni demokrat amerikan: Të dëgjohet zëri i qytetarëve

-

Kongresmeni demokrat amerikan Jim McGovern ka reaguar për protestat në Shqipëri, duke i bërë thirrje qeverisë t’i japë fund dhunës ndaj studentëve dhe protestuesve. Në një postim në rrjetet sociale, ai shprehet i shqetësuar për përshkallëzimin e protestave. McGovern thekson se njerëzit dalin në rrugë, kur qeveria nuk u përgjigjet nevojave të tyre. Ai kujton se e drejta për të protestuar paqësisht mbrohet nga e drejta ndërkombëtare. Kongresmeni u bën thirrje autoriteteve të dëgjojnë aspiratat e popullit.

Postimi i kongresmenit demokrat amerikan Jim Mc Govern

Po i ndjek me shqetësim protestat që po përshkallëzohen në Shqipëri. Njerëzit dalin në rrugë kur qeveria e tyre nuk u përgjigjet nevojave të qytetarëve. E drejta për të protestuar paqësisht mbrohet nga e drejta ndërkombëtare. Qeveria duhet t’i japë fund dhunës ndaj protestuesve, të garantojë sundimin e ligjit dhe të dëgjojë aspiratat e popullit./GSH

Loading posts…
- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

GJUHA, ATDHEU QË JETON NË FJALË: NOLI DHE KONICA NË FORMIMIN...

0
Nga: Rijetë Simitçiu Turhanoğlu Në historinë e kombit shqiptar, rruga drejt pavarësisë politike më 28 Nëntor 1912 u parapri dhe u shoqërua nga një përpjekje...