HomeAtdheuFesta e Kurban Bajramit, kreu i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë uron besimtarët

Festa e Kurban Bajramit, kreu i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë uron besimtarët

-

Sot besimtarët myslimanë festojnë Kurban Bajramin një nga festat më të rëndësishme për ta.

Për këtë ditë Kreu i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Bujar Spahiu, shpreh urimet më të përzemërta për të gjithë shqiptarët. Në një mesazh paqeje, bashkimi dhe shprese në këto ditë të begata, ai ka bërë thirrje që të kthejmë sytë nga të varfit dhe ata që kanë më pak.

“Kurani na mëson se te Zoti nuk arrin as mishi as gjaku, pra nuk është ky qëllimi i Kurbanit, por devotshmëria dhe qëllimi i pastër i zemrës. Le të jetë kjo festë një mundësi, për të thelluar lidhjen tonë me krijuesin, për të forcuar lidhjet me njeri tjetrin dhe për të ndarë me ata që kanë më pak. Le të mos harrojmë të varfrit, fqinjët dhe të afërmit siç na mëson tradita profetike, sepse vetëm përmes ndarjes dhe solidaritetit shfaqim vlerat më të larta të fesë sonë. Në emrin tim dhe Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, ju uroj nga zemra Gëzuar Kurban Bajramin. Zoti e begatoftë popullin tonë dhe udhëzoftë njerëzimin drejt paqes dhe mëshirës”, shprehet kreu i KMSH.

Falja e Kurban Bajramit këtë vit nuk do të bëhet në Sheshin Skënderbej, por në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

Vendi u bë publik nga Komuniteti Mysliman i Shqipërisë, ku bën me dije se Falja e namazit të bajramit do të bëhet në orën 06:15.

Festa e Kurban Bajramit simbolizon sakrificën dhe bindjen ndaj Zotit, duke u bazuar në historinë e profetit Ibrahim i cili ishte gati të flijonte djalin e tij për hir të zotit, njofton euronewsal.

Loading posts…

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

GJUHA, ATDHEU QË JETON NË FJALË: NOLI DHE KONICA NË FORMIMIN...

0
Nga: Rijetë Simitçiu Turhanoğlu Në historinë e kombit shqiptar, rruga drejt pavarësisë politike më 28 Nëntor 1912 u parapri dhe u shoqërua nga një përpjekje...