HomeDiasporaDiaspora e interesuar për të votuar, në më shumë se 24 orë...

Diaspora e interesuar për të votuar, në më shumë se 24 orë kanë aplikuar 5156 emigrantë

-

Një ditë pasi është hapur procesi i regjistrimi të emigrantëve vihet re një interes i lartë për tu bërë pjesë e zgjedhjeve parlamentare te të 11 majit.

5156 është numri i emigrantëve që kanë aplikuar deri tani nga ku 253 janë miratuar.

Në aplikime dominonin me rreth  74% burra dhe moshat kryesisht të reja. Shumica e aplikuesve janë të moshës 25-45 vjeç.

Ashtu si një ditë më parë, Diaspora e Italisë vijon të jetë në krye të listës së aplikimeve e ndjekur nga Gjermania, Greqia, Amerika dhe Anglia dhe janë votues kryesisht në qarqet Tiranë, Durrës, Fier e Shkodër.

Zgjedhësit duhet ta bëjnë vetë aplikimin, pasi sistemi kërkon shfaqjen e fytyrës drejtpërdrejtë, e cila krahasohet me foton e dokumentit të identifikimit. Kujtojmë se në këtë fazë, diasporës ju pranohet çdo dokument shqiptar identifikimi, edhe nëse ai ka skaduar, por më e rëndësishmja, ju kërkohet një dokument që vërteton banimin në atë adresë ku kërkon t’i shkojë fleta e votimi. Aplikimet mbyllen në datën 4 mars 2025, njofton rtsh.

 

Loading posts…

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

22 NËNTORI – A DO TË NA NJIHNIN RILINDËSIT E MANASTIRIT...

0
Nga: PhD. Dashnim HEBIBI, President i Institutit Shkencor Helvetik i Evropës Juglindore – Zvicër 22 Nëntor 1908 – 22 Nëntor 2026 - 118 vjet nga...