HomeSportiDëmtimi i Yamal, Spanja merr lajme pozitive para Botërorit

Dëmtimi i Yamal, Spanja merr lajme pozitive para Botërorit

-

Sulmuesi i Barcelonës, Lamine Yamal, po vijon procesin e rikuperimit dhe ka rinisur stërvitjen me top përpara fillimit të Botërorit.

Futbollisti 18-vjeçar pësoi një dëmtim në muskul në muajin prill gjatë një ndeshjeje të La Liga-s kundër Celtas, duke humbur fazën e fundit të sezonit me klubin e tij. Pas disa javësh stërvitjeje të diferencuar në palestër, Yamal është rikthyer në fushë, ku stafi mjekësor i Barcelonës është shprehur optimist për ritmin e rikuperimit dhe gjendjen e tij aktuale fizike.

Nëse procesi vijon pa ndonjë ndërlikim, lojtari pritet të jetë i gatshëm për të bërë debutimin e tij në Botëror, ndonëse ekziston mundësia që ai të lihet pushim në një ose dy ndeshjet e para të fazës së grupeve.

Ndërkohë, grumbullimi zyrtar i kombëtares së Spanjës është planifikuar të nisë më 30 maj, transmeton tvklanal.

Loading posts…
- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Rrjetet sociale drejt kufizimit për të miturit, Shqipëria përballet me sfidën...

0
Ankthi, depresioni, bullizmi kibernetik dhe ekspozimi ndaj përmbajtjeve të dëmshme po shtojnë shqetësimin për ndikimin e rrjeteve sociale te fëmijët dhe adoleshentët. Kufizimi i...

Më 22 nëntor, ju presim!