HomeSportiDardanet e mundin Maqedoninë e Veriut, ngjitën në krye të tabelës

Dardanet e mundin Maqedoninë e Veriut, ngjitën në krye të tabelës

-

Përfaqësuesja e Kosovës në futboll (Femrat), është treguar shumë e fortë në duel me Maqedoninë e Veriut.

Dardanet e kanë deklasuar Maqedoninë e Veriut, duke triumfuar me rezultat të thellë prej 3-0, të martën në ‘Fadil Vokrri’, ndeshje kjo e zhvilluar në kuadër të Grupi C6 në Ligën e Kombeve.

Futbollistet e kombëtares sonë, gjatë tërë ndeshjes kishin iniciativë në terren, sidomos në pjesën e dytë të kësaj sfidë kur edhe shënuan tre gola.

Fillimisht Biqkaj (50’) hapi serinë e golave në këtë sfidë duke kaluar Kosovën në epërsi prej 1-0. E njëjta lojtar pas 15-të minutave u përkujdes edhe për golin e dytë, derisa goditjen e tretë skuadrës mike ia dha Mehmeti (85’).

Kujtojmë se vashat tona kanë triumfuar edhe në ndeshjen e parë kundër Maqedonisë së Veriut (0-4).

Pas kësaj fitore, Kosova ngjitët në krye të tabelës me gjashtë pikë të tubuara, aq sa ka edhe Letonia, kurse, Maqedonia e Veriut është e fundit pa asnjë pikë, njofton rtk.

Loading posts…

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Flamuri i Pavarësisë u ngrit mbi gjurmët e Aulonës antike

0
Nga: Prof. Dr. Luan Përzhita Dy mijë vjet histori në të njëjtin truall: nga qyteti antik i Aulonës te 28 Nëntori i vitit 1912. Vlora është...