HomeSportiBayerni kërkon rinovimin me Harry Kane

Bayerni kërkon rinovimin me Harry Kane

-

E ardhmja e Harry Kane duket gjithnjë e më e lidhur me Bayern Munich. Pas një sezoni të jashtëzakonshëm, të mbyllur me 61 gola në 51 paraqitje, sulmuesi anglez është tashmë në qendër të bisedimeve për zgjatjen e kontratës me kampionët gjermanë. Drejtuesit e Bayern-it duan të sigurojnë për një periudhë më të gjatë shërbimet e bomberit të tyre dhe kontaktet e para mes palëve kanë nisur tashmë. Drejtori sportiv Max Eberl është optimist për arritjen e një marrëveshjeje. Siç duhet të zhvillohen ndeshjet, duhet të zhvillohen edhe negociatat. Të dyja palët e duan këtë dhe do të funksionojë. Jam optimist”, deklaroi Eberl. Edhe vetë Kane ka dhënë sinjale të qarta se dëshiron të vazhdojë aventurën në Mynih. Pas fitores së thellë 5-1 ndaj Stuttgartit, kapiteni i Anglisë foli për situatën e kontratës, duke lënë të kuptohet se palët janë pranë një marrëveshjeje.

“Është çështje detajesh. Jam 33 vjeç, ndaj ndoshta do të jetë kontrata ime e fundit, ose të paktën kontrata ime e fundit e madhe. Do të thosha se situata duket mjaft pozitive”, u shpreh Kane. Këto deklarata duket se i japin fund edhe zërave për një transferim të mundshëm te Barcelona apo për rikthimin e tij te Tottenham, transmeton kjone.

Loading posts…
- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Buka ndahet me sy hapur

0
Nga: Prof.Dr. Xhavit LIPAJ Ka mbrëmje kur buka mezi del për dy e prapë dikush ia lë tjetrit copën më të madhe. Vite më vonë, në një...