HomeSportiAtalanta me Berat Gjimshitin e mundin Juventusin

Atalanta me Berat Gjimshitin e mundin Juventusin

-

Atalanta i ka dhënë leksion Juventusit, duke e mposhtur 0-4, të dielën në Torino, ndeshje kjo e luajtur në kuadër të Serie A.

Skuadra nga Bergamo, ku titullar ishte edhe mbrojtësi shqiptar Berat Gjimshiti, bëri paraqitje jashtëzakonisht të mirë në duel me torienzët, duke arkëtuar edhe tri pikë të mëdha në garën për pjesën e epërme të tabelës.

Retegui (29’), De Roon (46’), Zapaccosta (67’) dhe Lookman (77’), shënuan nga një gol për fitoren e Atalantës, e cila tani ka 58 pikë në vendin e tretë, kurse, Juve është e katërta me 52 sosh, njofton rtk.

 

Loading posts…

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Flamuri i Pavarësisë u ngrit mbi gjurmët e Aulonës antike

0
Nga: Prof. Dr. Luan Përzhita Dy mijë vjet histori në të njëjtin truall: nga qyteti antik i Aulonës te 28 Nëntori i vitit 1912. Vlora është...