HomeDiasporaAmbasada e Shqipërisë në Bernë solidarizohet me Zvicrën pas tragjedisë në Crans-Montana

Ambasada e Shqipërisë në Bernë solidarizohet me Zvicrën pas tragjedisë në Crans-Montana

-

Bernë, 02 janar 2026 – Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Bernë është solidarizuar shpirtërisht me shtetin zviceran dhe qytetarët e tij pas tragjedisë së rëndë të ndodhur në Crans-Montana. Në shenjë respekti dhe solidariteti me popullin zviceran, Ambasada ka ulur flamurin kombëtar në gjysmë shtize.

Ky gjest simbolik shpreh ndarjen e dhimbjes dhe respektin e thellë ndaj viktimave dhe familjeve të tyre, si dhe ndaj të gjithë atyre që janë prekur nga kjo ngjarje e rëndë. Institucioni diplomatik shqiptar ka theksuar se qëndron pranë autoriteteve dhe qytetarëve zviceranë në këto momente të vështira.

Në një mesazh ngushëllimi, Ambasada e Republikës së Shqipërisë ka shprehur keqardhjen e saj të thellë për humbjen e jetëve njerëzore dhe ka përcjellë ngushëllimet më të sinqerta për familjet e viktimave, duke uruar forcë dhe kurajë për përballimin e kësaj dhimbjeje të madhe, transmeton half24.ch. Marrëdhëniet miqësore dhe bashkëpunimi i ngushtë mes Shqipërisë dhe Zvicrës gjejnë shprehje edhe në momente të tilla, ku solidariteti dhe humanizmi mbeten vlera të përbashkëta që bashkojnë dy popujt, transmeton half24.ch

Loading posts…

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Ismail Qemali dhe diplomacia e pavarësisë shqiptare në nëntorin e vitit...

0
Dr. Dorian Koçi/ Nga Bukureshti në Vjenë Historia e pavarësisë shqiptare është një proces që lindi në fushat e betejës të Kryengritjet e mëdha të shqiptarëve...