HomeAtdheuAlbin Kurti refuzon të përgjigjet nëse do të dëshmojë në Prokurorinë Speciale

Albin Kurti refuzon të përgjigjet nëse do të dëshmojë në Prokurorinë Speciale

-

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka refuzuar t’i përgjigjet pyetjeve të gazetarëve rreth intervistimit të tij nga Prokuroria Speciale e Kosovës.

Kurti mëngjesin e sotëm ishte në Klinikën e Gjinekologjisë për të përuruar shërbimin e ri të Fertilizimit të Asistuar Mjekësor. I pari i ekzekutivit mori thirrjen e parë për intervistim si dëshmitar nga Prokuroria Speciale të enjten e 12 dhjetori, për t’u paraqitur pranë këtij institucioni më datën 16 dhjetor, por ai nuk u paraqit në Prokurorinë Speciale.

Ndërkohë, Zyra e kryeministrit ka dërguar në prokurori një propozim me tri data për intervistim, megjithatë, ai ka kërkuar që intervistimi të bëhet në zyrën e tij, e jo në prokurori.

Ministrja Albulena Haxhiu tha se prokuroria duhet t’i kthej përgjigje Zyrës së Kryeministrit dhe sipas saj, gjatë kësaj jave kanë mbetur edhe dy data në të cilat zyra e kryeministrit ka propozuar intervistimin e Kurtit.

Sipas saj, datat janë caktuar në bazë të agjendës së kryeministrit. KosovaPress ka tentuar të marrë përgjigje nga Prokuroria Speciale, por këta të fundit nuk janë përgjigjur nëse do të kthejnë përgjigje, nëse do të shkojnë në zyrën e Kurtit për ta intervistuar, apo nëse kanë nis ftesën e dytë dhe hapat tutje. Kurti është ftuar nga prokuroria të jap deklaratën e tij lidhur dyshimet për keqpërdorim me rezervat shtetërore, njofton telegrafi.

 

 

 

Loading posts…

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Flamuri i Pavarësisë u ngrit mbi gjurmët e Aulonës antike

0
Nga: Prof. Dr. Luan Përzhita Dy mijë vjet histori në të njëjtin truall: nga qyteti antik i Aulonës te 28 Nëntori i vitit 1912. Vlora është...