HomeAtdheuNdërroi jetë komandanti i shquar i UÇPMB-së, Bajram A. Arifi (Bala)

Ndërroi jetë komandanti i shquar i UÇPMB-së, Bajram A. Arifi (Bala)

-

Në orët e vona të ditës së premte (24.01.2025), aty rreth orës 23.30, në spitalin e Gjilanit, ka ndërruar jetë njëri prej luftëtarëve (komandantëve) të shquar të Ushtrisë Çlirimtare për Preshevë, Medvegjë e Bujanoc, Bajram Arifi.

I njëjti, në luftë ishte i njohur me nofkën Komandant “Bala”.

Lajmin për ndarjen nga jeta e dha menjëherë mbrëmë, bashkëluftëtari i tij Jeton Arifi nga Konçuli i Bujanocit, i cili i ka qendruar afër. I cili e kishte edhe kusheri.

Komandant Bala ishte lindur më 16.04.1959. Një kohë ka jetuar në Fshatin Turi, Komuna e Bujanocit.

Ai njihet edhe me shkrimet e tij që herë pas here shkruante dhe kërkonte ribashkimin e Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit me Kosovën.

Varrimi bëhet të diellën (26.01.2025) në varrezat e qytetit në Gjilan në orën 12:00. 

helveticALforum

 

 

Loading posts…

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Flamuri i Pavarësisë u ngrit mbi gjurmët e Aulonës antike

0
Nga: Prof. Dr. Luan Përzhita Dy mijë vjet histori në të njëjtin truall: nga qyteti antik i Aulonës te 28 Nëntori i vitit 1912. Vlora është...