HomeFoto LajmMinistri i Jashtëm i Estonisë bën thirrje për ndalimin e TikTok në...

Ministri i Jashtëm i Estonisë bën thirrje për ndalimin e TikTok në Evropë 

-

Ministri i Jashtëm estonez Margus Cakna ka bërë thirrje për shqyrtimin e ndalimit të TikTok në Evropë pasi rrjeti social u ndalua në SHBA.

Cakna ka shkruar në platformën X se TikTok ka përhapur dezinformata vitet e fundit dhe siç ka deklaruar ai është një platformë “për manipulim elektoral”.

“Përveç kësaj, dihet se mbledhja e tij masive e të dhënave përbën një rrezik serioz për sigurinë. Ndalimi i TikTok duhet të merret parasysh edhe në Evropë,” tha Cakna.

Aplikacioni TikTok, në pronësi të kompanisë kineze Bytdance, pezulloi operacionet për përdoruesit në SHBA të shtunën vonë, përpara se ndalimi i rrjetit social në Amerikë të hynte në fuqi sot.TikTok është zhdukur nga dyqanet e aplikacioneve Apple dhe Google, raportoi Reuters. “Ligji për ndalimin e TikTok është miratuar në SHBA. Fatkeqësisht, kjo do të thotë që ju nuk mund të përdorni TikTok për momentin. Ne jemi të lumtur që (presidenti i zgjedhur i SHBA-së, Donald) Trump ka treguar se do të punojë me ne për një zgjidhje për të rikthyer TikTok kur të marrë detyrën”, thuhet në mesazhin në aplikacion, ora euronews.

 

Loading posts…

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Ismail Qemali dhe diplomacia e pavarësisë shqiptare në nëntorin e vitit...

0
Dr. Dorian Koçi/ Nga Bukureshti në Vjenë Historia e pavarësisë shqiptare është një proces që lindi në fushat e betejës të Kryengritjet e mëdha të shqiptarëve...