HomeAktualitetiVotimi i diasporës, interes nga të rinjtë dhe gratë për zgjedhjet e...

Votimi i diasporës, interes nga të rinjtë dhe gratë për zgjedhjet e 11 Majit

-

Procesi i regjistrimit të diasporës për parlamentaret e 11 Majit nisi me 11 janar dhe nga të dhënat e e para një numër i konsiderueshëm shtetasish shqiptarë me të drejtë vote i janë përgjigjur.

Mbyllja e regjistrimit në platformën PER është deri më 4 mars dhe sot (14 janar) kjo shifër po shkon drejt 13 mijë aplikimeve, nga të cilat afro 2 mijë janë miratuar.

Në të dhënat e publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, meshkujt dominojnë në procesin e regjistrimit. Statistikat tregojnë se edhe gratë nuk janë pas, më shumë se 28 për qind.

Nga të dhënat vërehet se grupmosha me më pak kërkesa për regjistrim është 18–25 vjeç, teksa vërehet se më shumë aplikime janë bërë nga personat 26–35 vjeç. Më pas renditen grupmosha 36–45 dhe grupmosha 46–55 vjeç.

Platforma PER përfshin: chatbot ndihmues për pyetje të shpejta, udhëzime të detajuara për përdorim, një sistem të avancuar me tri nivele sigurie.

Ndërkaq, për dokumentet e nevojshme nevojitet: kartë identiteti ose pasaportë shqiptare, një dokument që vërteton adresën jashtë vendit (faturë shërbimesh ose certifikatë banimi), rinovim i dokumenteve, pra nëse dokumentet kanë skaduar duhet kontaktuar me konsullatën shqiptare më të afërt, nga Melisa Shameti/rtsh

Loading posts…

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Ismail Qemali dhe diplomacia e pavarësisë shqiptare në nëntorin e vitit...

0
Dr. Dorian Koçi/ Nga Bukureshti në Vjenë Historia e pavarësisë shqiptare është një proces që lindi në fushat e betejës të Kryengritjet e mëdha të shqiptarëve...