HomeBiznesiMijëra punonjës të kompanisë Amazon hidhen në grevë

Mijëra punonjës të kompanisë Amazon hidhen në grevë

-

Punonjësit në shtatë qendra të kompanisë Amazon u hodhën të enjten në grevë. Drejtuesit e sindikatës thanë se punonjësit braktisën punën të enjten pasi kompania Amazon injoroi një afat të caktuar të dielën nga sindikatat për të negociuar kontratat.

Sindikata e cilësoi atë grevën më të madhe në historinë e kompanisë. Firma Amazon thotë se nuk pret që greva të ndikojë në veprimtarinë e saj gjatë sezonit të ngarkuar të festave. Greva po zhvillohet në shtatë qendra të shpërndarjes së dërgesave që kontrollohen nga kontraktorët në Kaliforni, qytetin e Nju Jorkut, Xhorxhia dhe Ilinois./ rtsh.al /

 

 

Loading posts…

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Buka ndahet me sy hapur

0
Nga: Prof.Dr. Xhavit LIPAJ Ka mbrëmje kur buka mezi del për dy e prapë dikush ia lë tjetrit copën më të madhe. Vite më vonë, në një...