HomeSportiERNEST MUÇI NË RADARIN E ROMËS

ERNEST MUÇI NË RADARIN E ROMËS

-

Paraqitjet mbresëlënëse me Trabzonspor-in dhe Kombëtaren shqiptare kanë tërhequr vëmendjen e Gian Piero Gasperinit. Roma raportohet se është e gatshme të investojë 22 milionë euro për transferimin e sulmuesit shqiptar.

Ernest Muçi mund të jetë protagonist i një prej transferimeve më të bujshme të futbollit shqiptar në tregun evropian. Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, falë formës së mirë të treguar me fanellën e Trabzonspor-it në kampionatin turk dhe paraqitjeve me Shqipërinë në Ligën e Kombeve, ka tërhequr vëmendjen e klubeve të mëdha evropiane.

Në mesin e skuadrave të interesuara raportohet se është edhe Roma, ku trajneri Gian Piero Gasperini e ka vendosur futbollistin shqiptar në krye të listës së dëshirave për përforcimin e repartit ofensiv.

Sipas raportimeve të mediave turke, drejtuesit e klubit italian janë të gatshëm të ofrojnë plot 22 milionë euro për kartonin e Muçit, një shifër që do të përbënte një lëvizje të rëndësishme në karrierën e sulmuesit shqiptar.

Interesimi i Romës dëshmon se paraqitjet e Muçit nuk kanë kaluar pa u vënë re në arenën ndërkombëtare. Talenti, aftësitë individuale, shpejtësia dhe kreativiteti në fazën sulmuese janë elemente që mund ta bëjnë atë një alternativë interesante për projektin e Gasperinit.

Për momentin, bëhet fjalë për raportime të mediave turke dhe jo për një marrëveshje zyrtare mes klubeve. Megjithatë, nëse oferta prej 22 milionë eurosh konkretizohet, transferimi në Serie A do të shënonte një tjetër sukses të rëndësishëm për futbollin shqiptar.

Ernest Muçi, i cili po ndërton një emër gjithnjë e më të rëndësishëm në futbollin evropian, mund të jetë shumë pranë një kapitulli të ri në karrierën e tij. Roma dhe Gasperini mund të jenë destinacioni i radhës për sulmuesin kuqezi, transmeton rtsh.

Loading posts…
- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

TË DIPLOMUAR, POR PA PUNË: PARADOKSI QË PO SHQETËSON TË RINJTË...

0
Edhe pas përfundimit të shkollimit profesional, bachelorit apo masterit, shumë të rinj në Zvicër po hasin vështirësi për të gjetur punën e parë. Ekonomisti...

MASKAT E BUZËQESHJES