HomeAtdheuHARADINAJ REAGON PAS SHTYRJES SË SEANCËS PËR GJYKATËN SPECIALE

HARADINAJ REAGON PAS SHTYRJES SË SEANCËS PËR GJYKATËN SPECIALE

-

Anëtari i Kryesisë së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Daut Haradinaj, ka reaguar pas shtyrjes së seancës plenare të Kuvendit të Kosovës, ku sot pritej të shqyrtohej dhe të hidhej në votim Ligji për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar, i njohur si Ligji për Gjykatën Speciale. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Haradinaj ka kritikuar si ata që kanë sponsorizuar ligjin, ashtu edhe ata që kanë kërkuar tërheqjen e tij, duke vënë në pikëpyetje veprimet dhe qëndrimet e tyre lidhur me këtë çështje.

„Duket hapur që sponsorët e Ligjit për Gjykatën Speciale dhe po ashtu tërheqësit e këtij ligji, s’po dinë as çfarë kanë bërë e as çfarë po bëjnë. Qofsha gabim unë“, ka shkruar Haradinaj.

Ndërkohë, seanca e sotme e Kuvendit të Kosovës, në të cilën pritej të votohej ligji, është shtyrë deri në një njoftim të radhës. Shtyrja erdhi pas zhvillimeve politike dhe konsultimeve ndërmjet përfaqësuesve të subjekteve politike.

Para fillimit të seancës plenare, kryeministri Albin Kurti zhvilloi një takim me ushtruesen e detyrës së kryetares së Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku.

Pas takimit, Çitaku bëri të ditur se ekziston pajtim për përmbajtjen e ligjit, por se palët vazhdojnë të kenë dallime sa i përket procedurës së ndjekur për miratimin e tij.

Çështja e Ligjit për Dhomat e Specializuara ka nxitur diskutime dhe qëndrime të ndryshme në skenën politike të Kosovës, ndërsa shtyrja e votimit lë të hapur paqartësinë rreth hapave të mëtejshëm institucionalë për këtë çështje. Reagimi i Daut Haradinajt vjen në një moment kur debati për këtë ligj mbetet në qendër të zhvillimeve politike në vend./BS

Loading posts…
- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Mbi 82.9 milionë euro për skemat sociale në Kosovë gjatë tetorit,...

0
Pensionistët, familjet në nevojë, fëmijët, lehonat dhe kategoritë e dala nga lufta vazhdojnë të jenë ndër përfituesit kryesorë të skemave të mirëqenies sociale në...