HomeAtdheuRama u bën sërish thirrje studentëve për dialog, protestuesit këmbëngulin në dorëheqjen...

Rama u bën sërish thirrje studentëve për dialog, protestuesit këmbëngulin në dorëheqjen e tij

-

Kryeministri Edi Rama ka përsëritur thirrjen për dialog ndaj studentëve protestues, të cilët prej më shumë se dy javësh vijojnë protestat kundër qeverisë, duke kërkuar dorëheqjen e kreut të saj.

Përmes një videoje të publikuar në rrjetin social Facebook këtë të premte, më 30 tetor, Rama iu është drejtuar studentëve duke i ftuar të ulen në tryezën e diskutimeve, me qëllim shqyrtimin e kërkesave të tyre dhe gjetjen e zgjidhjeve për problematikat që lidhen me arsimin.

Duke iu referuar edhe “Sofrës së Gurtë”, kryeministri ka theksuar rëndësinë e komunikimit dhe të dialogut, duke kërkuar që shqetësimet e studentëve të trajtohen përmes bisedimeve me përfaqësuesit e qeverisë.

Megjithatë, kjo ftesë nuk duket se ka ndryshuar qëndrimin e protestuesve. Studentët vijojnë të refuzojnë uljen në tryezën e negociatave, duke këmbëngulur në kërkesën e tyre kryesore: largimin e Edi Ramës nga posti i kryeministrit.

Për më shumë se dy javë, protestat kanë vijuar si një formë presioni ndaj qeverisë, ndërsa thirrjet e përsëritura të Ramës për dialog nuk kanë arritur deri më tani të sjellin një afrim mes palëve.

Situata mbetet e tensionuar, ndërsa përplasja mes kërkesës së studentëve për dorëheqjen e kryeministrit dhe ofertës së qeverisë për dialog vijon të jetë në qendër të zhvillimeve politike në vend, transmeton rtsh.

Loading posts…
- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh