HomeDiasporaMaqedonci vlerëson FSK-në pas triumfit në Cambrian Patrol 2026

Maqedonci vlerëson FSK-në pas triumfit në Cambrian Patrol 2026

-

Prishtinë – Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka përgëzuar pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës për suksesin e arritur në garën prestigjioze ndërkombëtare “Cambrian Patrol 2026”, në Mbretërinë e Bashkuar. Ekipi i FSK-së ka fituar medaljen e artë në këtë garë, në të cilën morën pjesë rreth 120 ekipe. Sipas ministrit Maqedonci, ky rezultat është dëshmi e profesionalizmit, disiplinës dhe nivelit të lartë të përgatitjes së pjesëtarëve të FSK-së.

“Kjo arritje është dëshmi e qartë e profesionalizmit dhe përkushtimit të pjesëtarëve tanë, si dhe e rrugëtimit të vazhdueshëm të zhvillimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës”, ka shkruar Maqedonci në një postim në rrjetet sociale.

Suksesi i pjesëtarëve të FSK-së është nderuar edhe në Londër, në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Mbretërinë e Bashkuar. Nën mikpritjen e ambasadorit të Kosovës, Ilir Kapiti, pjesëtarët e FSK-së morën pjesë në një ceremoni të veçantë ushtarake, gjatë së cilës flamuri i Republikës së Kosovës u ngrit mbi ndërtesën e Ambasadës.

Ceremonia u zhvillua në shenjë nderimi për rezultatin e arritur në “Cambrian Patrol”, një prej garave të njohura ndërkombëtare për njësitë ushtarake.

Ministri Maqedonci e ka cilësuar këtë sukses si një tregues të zhvillimit të vazhdueshëm të FSK-së dhe të përgatitjes së saj për të marrë pjesë në aktivitete dhe gara ndërkombëtare.

Fitorja e medaljes së artë në mesin e dhjetëra ekipeve pjesëmarrëse përbën një tjetër paraqitje të pjesëtarëve të FSK-së në skenën ndërkombëtare dhe një moment të rëndësishëm për institucionin e mbrojtjes së Kosovës, transmeton BS.

Loading posts…
- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Ismail Qemali dhe diplomacia e pavarësisë shqiptare në nëntorin e vitit...

0
Dr. Dorian Koçi/ Nga Bukureshti në Vjenë Historia e pavarësisë shqiptare është një proces që lindi në fushat e betejës të Kryengritjet e mëdha të shqiptarëve...