Kryetarja e Komunës së Preshevës, Ardita Sinani, ka uruar Justina Shiroka-Pulën për zgjedhjen presidente të Republikës së Kosovës, duke i dëshiruar mbarësi dhe sukses në ushtrimin e detyrës së re.
Përmes një urimi publik, Sinani ka shprehur besimin se mandati i presidentes së re do t’i shërbejë unitetit, forcimit të institucioneve dhe së ardhmes së Kosovës.
“Me kënaqësi të veçantë i përcjell urimet e mia znj. Justina Shiroka Pula për zgjedhjen Presidente e Republikës së Kosovës”, ka shkruar Sinani.
Kryetarja e Preshevës i ka uruar Shiroka-Pulës “mbarësi, urtësi dhe suksese” në përgjegjësinë e re, duke theksuar rëndësinë e rolit të presidentes në forcimin e unitetit dhe të shtetit të Kosovës.
Në urimin e saj, Sinani ka vënë theks të veçantë edhe te raportet e Kosovës me shqiptarët e Luginës së Preshevës.
Ajo ka shprehur besimin se Kosova do të vazhdojë të qëndrojë pranë shqiptarëve të Luginës dhe të mbështesë të drejtat e tyre.
“Nga Presheva, ky urim përcillet edhe me besimin se Kosova do të vazhdojë të qëndrojë pranë shqiptarëve të Luginës, si një zë i fuqishëm në mbështetje të të drejtave, në ruajtjen e substancës kombëtare dhe në afirmimin e pozitës së shqiptarëve të Luginës”, ka deklaruar Sinani.
Në fund të mesazhit të saj, kryetarja e Komunës së Preshevës i ka uruar presidentes së re një mandat të mbarë dhe të suksesshëm.
“Urime, Presidente! Paçi një mandat të mbarë dhe të suksesshëm!”, përfundon urimi i Ardita Sinanit, transmeton half24.ch.












































