HomeSportiArbitër turk për sfidën Shqipëri-San Marino

Arbitër turk për sfidën Shqipëri-San Marino

-

Një skuadër arbitrash nga Turqia do të gjykojë përballjen mes Shqipërisë dhe San Marinos në Nations League. Ndeshja do të luhet më 6 tetor, në orën 20:45, në stadiumin “Air Albania”.

Mehmet Türkmen do të jetë arbitri kryesor i sfidës, ndërsa Ibrahim Çaglar Uyarcan dhe Anıl Usta do të jenë asistentët e tij.

Detyrën e arbitrit të katërt do ta ketë Oguzhan Çakir, ndërsa Onur Özütoprak do të jetë gjyqtari i VAR-it.

Pas humbjes 2-0 ndaj Finlandës, kuqezinjtë kërkojnë rikthimin te fitorja në shtëpi përballë San Marinos. Shqipëria synon tri pikët për të vijuar garën për vendin e parë në Grupin C1 të Nations League, transmeton euronewsal.

Loading posts…
- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Flamuri i Pavarësisë u ngrit mbi gjurmët e Aulonës antike

0
Nga: Prof. Dr. Luan Përzhita Dy mijë vjet histori në të njëjtin truall: nga qyteti antik i Aulonës te 28 Nëntori i vitit 1912. Vlora është...