HomeAtdheuKQZ përfundon numërimin, Lëvizja Vetëvendosje me fitore bindëse – kjo është renditja...

KQZ përfundon numërimin, Lëvizja Vetëvendosje me fitore bindëse – kjo është renditja e partive tjera politike

-

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka përfunduar procesin e numërimit të votave në nivel vendi, duke e finalizuar atë në 100 për qind. Sipas të dhënave të përditësuara, Lëvizja Vetëvendosje prin me 42,91 për qind të votave, përkatësisht 299,152 vota.

Në vendin e dytë renditet Partia Demokratike e Kosovës me 21,12 për qind ose 147,220 vota, ndërsa Lidhja Demokratike e Kosovës pozicionohet e treta me 17,58 për qind, përkatësisht 122,575 vota.

Aleanca renditet e katërta me 7,16 për qind, ose në 49,917 vota.

Ndërkohë, pas përfundimit të kësaj faze, gjatë ditës së sotme pritet të nisë edhe numërimi i votave në Qendrat Komunale të Numërimit (QKN)/BS

Loading posts…
- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Ismail Qemali dhe diplomacia e pavarësisë shqiptare në nëntorin e vitit...

0
Dr. Dorian Koçi/ Nga Bukureshti në Vjenë Historia e pavarësisë shqiptare është një proces që lindi në fushat e betejës të Kryengritjet e mëdha të shqiptarëve...