HomeAtdheu“Ditë e bekuar, natë e ndritshme”, kryeministri Rama uron besimtarët për Kurban...

“Ditë e bekuar, natë e ndritshme”, kryeministri Rama uron besimtarët për Kurban Bajram

-

Mbrëmja e së martës u shndërrua në një spektakël ngjyrash dhe emocionesh në qiellin e Tiranës, në prag të festës së Kurban Bajramit. Atmosfera festive u përqendrua pranë Xhamisë së Namazgjasë, teksa fishekzjarret ndriçuan kryeqytetin në natën e festës.

Kryeministri Edi Rama ndau në rrjetet sociale pamje nga atmosfera pranë Xhamisë së Namazgjasë, duke përcjellë edhe urimin e tij për festën e Kurban Bajramit.

“Ditë e bekuar, natë e ndritshme. Gëzuar Kurban Bajramin”, shkroi Rama në postimin e tij.

Besimtarët myslimanë në Shqipëri kremtojnë Kurban Bajramin me lutje, solidaritet dhe aktivitete festive, në një atmosferë paqeje dhe harmonie, transmeton rtsh.

Loading posts…
- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

22 NËNTORI – A DO TË NA NJIHNIN RILINDËSIT E MANASTIRIT...

0
Nga: PhD. Dashnim HEBIBI, President i Institutit Shkencor Helvetik i Evropës Juglindore – Zvicër 22 Nëntor 1908 – 22 Nëntor 2026 - 118 vjet nga...