HomeSportiPSG mposht Bayernin 5-4 në gjysmëfinalen e Champions League

PSG mposht Bayernin 5-4 në gjysmëfinalen e Champions League

-

Në një nga ndeshjet më spektakolare të historisë së Champions League, PSG ka mposhtur Bayern Munich me rezultatin e çmendur 5-4.

Takimi nisi me avantazhin e Harry Kane, por parizienët përmbysën gjithçka me dopietat e Khvicha Kvaratskhelia-s dhe Ousmane Dembele-së, si dhe një gol nga Joao Neves. Ndonëse Bayerni u rikthye në lojë me golat e Olise, Upamecano dhe Luis Diaz (pas rishikimit me VAR), Parisi arriti të mbrojë fitoren në një fund dramatik ku u goditën shtyllat dhe pati tensione të larta.

Kjo fitore e ngushtë e lë gjithçka të hapur për ndeshjen e kthimit në Mynih, ndërsa spektakli i gjysmëfinaleve vazhdon që nesër.

Vëmendja tashmë zhvendoset në Londër, ku Arsenali do të presë Atletico Madridin për të përcaktuar pretendentin tjetër për finalen e madhe, transmeton euronewsal.

Loading posts…
- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Flamuri i Pavarësisë u ngrit mbi gjurmët e Aulonës antike

0
Nga: Prof. Dr. Luan Përzhita Dy mijë vjet histori në të njëjtin truall: nga qyteti antik i Aulonës te 28 Nëntori i vitit 1912. Vlora është...