HomeSportiShok në “Camp Nou”: Atletico shkatërron Barcelonën 4:0

Shok në “Camp Nou”: Atletico shkatërron Barcelonën 4:0

-

Atletico Madridi ka treguar lojë jashtëzakonisht të mirë në përballjen me Barcelonën, duke e turpëruar me rezultat 4:0 në ndeshjen e parë të gjysmëfinales së Kupës së Mbretit në futboll. Pjesa e parë ishte katastrofale për Barcelonën, duke pësuar katër gola.

Garcia (6′ – autogol), Griezmann (14′), Lookman (33′) e Alvarez (45+2′) – shënuan për Atleticon.

Barcelona u përpoq në 45 minutat e dytë por pa sukses. Mbrojtja e Atleticos si bunker ishte edhe qelës i kësaj fitore të thellë.

Futbollisti Garcia i Barcelonës u përjashtua me karton të kuq në minutën e 85-të.

Barcelonën e pret punë e madhe në sfidën e kthimit për të përmbysur këtë disfatë të thellë. 

Lideri i kampionatit spanjoll, nuk ishte në nivelin e duhur dhe nuk e ndihmoi as aktivizimi i Robert Lewandowskit në minutën e 37-të./K.Goc/BS

Loading posts…
- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

ADI EBIBI, 13-VJEÇARI NGA ZVICRA QË E SJELL SHQIPËRINË NË QENDËR...

0
Përgatiti: Dahest Luma Cyrih, Zvicër – Dashuria për Shqipërinë, historinë dhe identitetin kombëtar nuk njeh moshë. Këtë e dëshmon edhe 13-vjeçari Adi Hebibi, me prejardhje...