KARMA

-

Nga Sherife Ejupi-Zeqiri, Zvicër

Unë nuk lëndova, por nuk u bëra as keq,

zemra ime mbeti e butë në stuhi.

Dhimbja të mësoi të jesh më e fortë,

jo të bëhesh si ata që të thyen pa arsye.

Karma s’është për mua që jam e sinqert,

që fala edhe kur s’duhej më.

KARMA është ajo që ecën pas hapave të atyre

që lëndojn një zemër që s’dinte të bënte keq.

Unë mbaj plagë, po edhe dritë,

ata mbajnë faje që s’flenë rehat.

Koha flet më qetë se fjalët,

dhe drejtësia vjen pa zhurmë, pa inat.

Nëse qajta, ishte për t’u pastruar,

jo për t’u ndëshkuar nga jeta.

Karma i njeh adresat e sakta —

dhe zemrat e mira i lë në paqe.

Loading posts…

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

ADI EBIBI, 13-VJEÇARI NGA ZVICRA QË E SJELL SHQIPËRINË NË QENDËR...

0
Përgatiti: Dahest Luma Cyrih, Zvicër – Dashuria për Shqipërinë, historinë dhe identitetin kombëtar nuk njeh moshë. Këtë e dëshmon edhe 13-vjeçari Adi Hebibi, me prejardhje...